iShkodra

Shkodra Inteligjente

Sociale

DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË BASHKINË E SHKODRËS (FOTO)

Në kuadër të 20 Nëntorit- Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve, Bashkia Shkodër në bashkëpunimin me institucione publike dhe organizata partnere zhvilloi disa aktivitete sensibilizues me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e të drejtat e fëmijëve dhe njohjen e shërbimeve që ofrohen në territor për mbrotjen dhe zbatimin e të drejtave të tyre. Kjo ditë synon të promovojë respektimin e të drejtave të fëmijëve, mirëqënien, parandalimin e çdo forme të dhunës apo abuzimit ndaj tyre.

Pranë mjediseve të Qendrës Komunitare Për Familjen Nr. 4 u zhvillua një takim mes profesionistësh që punojnë në fushën e mbrotjes së fëmijëve ku pjesë u bënë dhe fëmijët, të cilët adresuan çështje kryesore që prekin bashkëmoshatarët e tyre.

Gjithashtu skuadrat që punojnë në terren të shoqëruar me fëmijët e Qendrës Komunitare Multifunksionale “Për Familjen” të Bashkisë Shkodër, kanë qenë pjësë e këtij aktiviteti duke shpërndarë mesazhe ndërgjegjëgjësuese në komunitet për zbatimin e të drejtave të fëmijëve.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE