iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet Evente

BASHKIA SHKODËR ÇEL ZYRTARISHT CEREMONITË E FESTIMIT TË 100- VJETORIT TË SHOQNISË “VLLAZNIA” (VIDEO)

“Te zgjuemit e djelmnisë shqyptare në fushën letrare, theatrale, muzikale dhe gjimnastikore, por pa u përzie në politikë”

Këto fjalë do të mblidhnin rreth vetes djelmninë shkodrane, këto fjalë do të ishin themeli i asaj që sot ne përkujtojmë 100 vjet më pas.

Dëshira për t’i shërbyer Atdheut dhe qytetit, nxiti anëtarët e shoqërive të grupeve rinore që vepronin në qytet; disa “djelmosha” katolikë e myslimanë, të organizuar që në vitin 1914, në shoqëritë “Vaso Pasha” dhe “ Mustafa Pasha”, së bashku me anëtarët e shoqërisë

“Një tubë djelmi shkodrane”, për më formue në Shkodër nji shoqni e cilla të ketë në rreth të vet të gjith ata djelmosha (mysliman e katolike), qi parandej veprojshin ndër shoqnina me emna të ndryshëm”….kështu thuhej në statutin e themelimit të shoqnisë Vëllazënia 100 vjet ma parë.

Bashkimi u arrit më 16 shkurt 1919. Shoqëria me emrin kuptimplotë “Vëllazënia” ishte e para shoqëri në Shkodër “pas Pavarësisë me elementë laikë të besimeve të ndryshme të bashkuar”.

Në këtë shoqëri bënin pjesë profesorë e juristë, artistë e tregtarë, shkrimtarë, gazetarë, nënpunës e zanatçinj, sportistë dhe shkollarë.

“Vllaznia”, ishte një shoqëri serioze, me një organizim të mirë për kohën që shërbeu si model për shoqëritë tjera, pajisur me statut dhe rregullore veprimi.

Shoqëria “Vllaznia” pati ndikimin e saj në lindjen dhe veprimtarinë e shoqatave kulturoro-patriotike edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

16 shkurti është një datë historike, jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë kombin.

Ngjyrat kuqeblu sot janë ngjyrat e një qyteti, të një historie, të një vlere që na ka bërë krenarë e na kanë bashkuar gjithmonë.
“Vllazni” për këtë qytet do të thotë shumë. Ky emër nuk është vetëm sport, është histori, është familje, është frymë, është pasion, është emocion, është gëzim, është fitore. “Vllazni” është emri që shoqnon të gjithë brezat, çdo fëmijë e të rritun në çdo rrugicë, në çdo shtëpi. Vllaznia është krenaria jonë, është zemra jonë, është andrra e atyre që e krijuan dhe besimi i të gjithëve ne.
Bashkia Shkodër, ka shpallur vitin 2019 si viti i 100 vjetorit të shoqnisë “Vllaznia”, në një vit ku do të percjellim emocionet e historisë shekullore të pasioneve e të arritjeve të shkodranëve, vit në të cilin do të kujtojmë e nderojmë themeluesit, ata që ndërtuan e përjetuan këtë histori, figurat e sportit shkodran ndër vite.

Në këtë vit do të jetojmë emocionet e ngjarjeve të shumta sportive e kulturore, të bashkimit të njerëzve në një festë shkodrane me zemër kuqeblu.

Ju ftoj të gjithëve ju, bashkëqytetarët e mi të bëheni pjesë e kësaj feste të madhe .
Bashkia Shkodër hap festimet zyrtare të 100- vjetorit të Shoqnisë “Vllaznia”

“100 vjet pasion, 100 vjet arritje, 100 vjet Vllazni”

GËZUAR! /Fjala e rastit e kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana ADEMI me rastin e hapjes zyrtare të festimeve të 100- vjetorit të Shoqnisë “Vllaznia”/

FJALA E HAPJES NGA KRYETARJA E BASHKISË ZJ. VOLTANA ADEMI

Bashkia e Shkodrës ka hapur zyrtarisht aktivitetet festive me rastin e 100- vjetorit të Shoqnisë “Vllaznia” ❤💙#vllaznia #100vjetvllazni #vllazniapergjithmone #vllazniakrenariajone #100vjethistori #100vjetarritje #100vjetsukses #100vjetpasion #bashkiashkoder

Posted by Bashkia Shkodër on Saturday, February 16, 2019

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *