iShkodra

Shkodra Inteligjente

Sport

BASHKIA SHKODËR NDERON 10 BOKSIERËT MË TËMIRË NË VITE TË VLLAZNISË DHE TRAJNERIN ZEF GJONI (FOTO)

Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Memorial Vllaznia 2019” ka mbyllur edicionin e tij padiskutim të suksesshëm. Këtë edicion, i 17- i nga rradha, ka parë pjesëmarrjen e spotistëve nga 8 shtete, nga Ballkani dhe Europa.

Dita e tretë e turneut, përveç ndeshjeve finale, kishte rezervuar edhe një ceremoni të veçantë. Në kuadër të aktiviteteve që vazhdojnë gjatë gjithë vitit në kuadër të 100- vjetprit të Shoqnisë “Vllaznia”, Bashkia e Shkodrës ka nderuar 10 boksierët më të spikatur kuqeblu në vite.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi, kryetarja e Qarkut zj. Greta Bardeli dhe dy presidentët e boksit të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë ndarë “Mirënjohje” për boksierët:  Fadil Efovia, Artur Gavoçeja, Besnik Limani,  Nelson Hysa, Sokol Buliqi, Jetmir Kuçi, Sead Bushati, Christian Demaj, Blerim Alija, Besnik Gjetaj.

Nuk kishte si të mungonte vlerësimi me “Mirënjohje” edhe për trajnerin Zef Gjoni, me kontributin unikal jo vetëm në gjetjen e stervitjen e talenteve të boksit shkodran, por edhe për 45 trofetë e fituar në karrierën e tij si trajner, prej të cilave 22 tituj kampion kombëtarë me Vllazninë.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE