iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet

KRYETARJA E BASHKISË SHKODËR VOLTANA ADEMI PRET PREFEKTIN E EDIRNE EKREM CANALP (FOTO)

Prefekti i Edirne z. Ekrem Canalp ka zhivilluar një vizitë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës. Ai është pritur nga kryetarja e Bashkisë zj. Voltana Ademi dhe nënkryetarët.

Kryebashkiakja Ademi ka bërë një panoramë të marrëdhënieve tradicionale në mes Turqisë dhe vendit tonë. Në vijim, zj. Ademi e ka njohur z. Canalp me Bashkinë e Shkodrës, me resurset që ofron dhe me vlerat që e veçojnë nga zonat e tjera të vendit.

Prefekti i Edirne z. Ekrem Canalp ka falënderuar për mikpritjen e rezervuar, ndërsa ka vënë theksin në kontributin e shqiptarëve në etapa të ndryshme të zhvillimit të Turqisë. Ai ka ftuar kryebashkiaken Ademi për një vizitë zyrtare në Edirne.

KLIKONI KËRU PËR TË PARË MË SHUMË FOTO

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *