iShkodra

Shkodra Inteligjente

Evente

“DITËT E QENDRESËS”, ME 20 MAJ PËRUROHET NË SHKODËR MEMORIALI KUSHTUAR PERSEKUCIONIT KOMUNIST

“Ditët e Qendresës” një manifestim për të mos harruar të kaluarën e errët komuniste, persekucionin e pashoq nga diktatura 45- vjeçare por edhe për tu krenuar me heronjtë që nuk patën frikë ti kundërvihen kuçedres edhe pse ishin në thonjtë e saj. Starti i këtij manifestimi unikal në llojin e tij, do të jetë nga Shkodra me 20 maj 2019, ora 18.00. Nga kjo ditë, Shkodra do të perjetësojë kujtimin e martirëve të saj por edhe do të vendosë në sheshin para Bashkisë Shkodër memorialin që personifikon persekucionin nga diktatura komuniste të Veriut e në veçanti të qytetit e rrethinave të tij.

Me 21 maj 2019, do të bëhet përkujtimi i “Revoltës që Spaçit”, ku nisja do të bëhet nga Shkodra për të përkujtuar një ngjarje që ka lënë gjurmë të thella në jetët e atyre që e prejetuan, ishin dëshmitarë por edhe që kanë dëgjuar për të. Me 22 maj 2019, përkujtohet një tjetër revoltë kundër komunizmit, ajo e burgut të Qafë- Barit.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *