iShkodra

Shkodra Inteligjente

Sport

VLLAZNIA NIS ZYRTARISHT PËRGARITJET PËR SUPERLIGË, SOT STËRVITJA E PARË NË STADIUMIN “LORO BORIÇI”

Futbollistet e Vllaznise me ne fund pritet te zbresin ne fushen e stervitjes. Ato jane njoftuar qe pasditen e sotme te jene ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” per te zhvilluar seancen e pare stervitore. Te pakten nga sa merret vesh, ne kete seance te pare do te jene te pranishem vetem futbollistet te cilet jane aktualisht nen kontrate me Vllaznine.

Atyre do t’u shtohen ne ditet ne vijim edhe lojtare te tjere qe do te testohen apo do te firmosin per kuqeblute. Seanca e sotme do te jete edhe kontakti i pare i trajnerit Jonuz me futbollistet. Po sot mbasdite do te mesohet me shume edhe ne lidhje me menyren si do te vazhdoje stervitja, faza pergatitore dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me ecurine e kesaj skuadre.

E rendesishme eshte qe puna do te nise sot. Te tjerat pastaj pritet te rregullohen ne ditet ne vijim. Synimi eshte per te ndertuar nje Vllazni ndryshe nga ajo e viteve te fundit megjithate, kjo mbetet per t’u pare.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *