iShkodra

Shkodra Inteligjente

Sociale

RIKONSTRUKSIONI I KOPSHTIT TË FËMIJËVE NË OBLIKË TË ANËS SË MALIT (VIDEO+FOTO)

Muaji shtator do ti gjejë fëmijët e moshës parashkollore të Oblikës, me një kopështë të rikonstruktuar krejtësisht. Me një investim 2.4 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ndërhyrja ka qenë e plotë dhe në të gjitha hapësirat.

Ambjentet pritëse dhe akomoduese për vogëlushët, atë të shërbimit, pajisjet hidro- sanitare janë kthyer në gjendje optimale, ashtu siç duhet të jenë për fëmijët. Edhe ambjenti i jashtëm- oborri i kopështit, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

Ndërhyrjet e Bashkisë Shkodër në sistemin parashkollor, do të vijojnë dhe në të gjitha njësitë administrative sepse investimi për këta fëmijë sot, është investim për të ardhmen tonë. Punimet e realizuara janë mjaft cilësore dhe të kryera me korrektesë e profesionalizëm nga Kompania “Delia” shpk me president Mario Delia.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *