iShkodra

Shkodra Inteligjente

Evente

DITA E BIÇIKLETAVE NË SHKODËR (VIDEO)

Biçikleta, mjeti tradicional i lëvizjes së shkodranëve, ka qenë në qendër të aktiviteteve të organizuara ditën e sotme nga Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me “The Door”.

“Dita e Biçikletave” ka startuar që të premten, teksa para servileve të biçikletave në qytetin e Shkodrës, u stampuan shenjat dalluese të mjetit më të dashur për shkodranët.

Dashuria për biçikletën në Shkodër lind e rritet bashkë me njeriun, që nga fëmijëria deri në pleqëri. Padyshim, Shkodra identifikohet me biçikletën por edhe biçikleta identifikohet me këtë qytet në Shqipëri.

Aktivitetet ditën e sotme kanë startuar para Bashkisë, për të lëvizur në disa rrugë e pika të qytetit, ku u përfshinë të gjitha moshat, kategoritë sociale që bashkohen nga pasioni për “dyrrotakshin” siç quhej dikur në Shkodër biçikleta.

Ndihmon në mbajtjen pastër të ajrit, është argëtim por përfiton edhe shëndeti i njeriut. Të gjitha këto, vetëm përmes një mjeti të thjeshtë siç është biçikleta!

DITA E BIÇIKLETAVE NË SHKODËR

Biçikleta, mjeti tradicional i lëvizjes së shkodranëve, ka qenë në qendër të aktiviteteve të organizuara ditën e sotme nga Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me “The Door”.“Dita e Biçikletave” ka startuar që të premten, teksa para servileve të biçikletave në qytetin e Shkodrës, u stampuan shenjat dalluese të mjetit më të dashur për shkodranët.Dashuria për biçikletën në Shkodër lind e rritet bashkë me njeriun, që nga fëmijëria deri në pleqëri. Padyshim, Shkodra identifikohet me biçikletën por edhe biçikleta identifikohet me këtë qytet në Shqipëri.Aktivitetet ditën e sotme kanë startuar para Bashkisë, për të lëvizur në disa rrugë e pika të qytetit, ku u përfshinë të gjitha moshat, kategoritë sociale që bashkohen nga pasioni për “dyrrotakshin” siç quhej dikur në Shkodër biçikleta.Ndihmon në mbajtjen pastër të ajrit, është argëtim por përfiton edhe shëndeti i njeriut. Të gjitha këto, vetëm përmes një mjeti të thjeshtë siç është biçikleta!

Posted by Bashkia Shkodër on Saturday, 21 September 2019

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *