iShkodra

Shkodra Inteligjente

Ekonomi

BASHKIA E SHKODRËS ME PERFORMANCËN MË TË MIRË FINANCIARE PËR 2018-ën NDËR 61 BASHKITË E VENDIT

Bashkia e Shkodrës, për të dytin vit rradhazi, ka përformancën më të mirë financiare për vitin 2018. Vlerësimi është bërë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për 61 bashkitë, përmes Raportit Vjetor mbi Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm financiar Publik në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme.

Analiza për treguesit e performancës, për të cilat Bashkia Shkodër është klasifikuar në krye, është bërë bazuar në kritere si:

▶ Dergimi në kohë i të gjitha faturave për pagesë pranë degës përkatëse të thesarit;

▶ Dërgimi në kohë i të gjitha kontratave pranë degës së thesarit;

▶ Numri i urdhër- prokurimeve të paautorizuara;

▶ Kufizimi i avancimit të planit mujor të arkës;

▶ Paraqitja, nënshkrimi dhe respektimi i afatit kohor të dorëzimit të pasqyrave financiare sipas kuadrit ligjor në fuqi;

▶ Realizimi i shpenzimeve buxhetore;

▶ Realizimi i shpenzimeve buxhetore sipas klasifikimit ekonomik;

▶ Reduktimi i nivelit të detyrimeve të prapambetura;

▶ Realizimi i shpenzimeve kapitale;

▶ Hedhja në sistem sipas planit kontraktual të disbursimit për investimet kapitale shumëvjeçare;

▶ Hartimi me cilësi i planit të veprimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe paraqitja brenda afateve kohore të përcaktuara;

▶ Gjithëpërfshirja dhe rregullsia e raportimit vjetor mbi sistemin e kontrollit të brendshëm;

▶ Efektiviteti i mekanizmave bazë të përgjegjshmërisë menaxheriale në njësitë e sektorit publik.

Edhe për vitin 2017, Bashkia e Shkodrës është renditur ne krye për përformancën më të mirë financiare.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *