iShkodra

Shkodra Inteligjente

Sociale

MARSHIM SENSIBILIZUES: ECIM SË BASHKU “PËR JETËN, PËR SHËNDETIN (VIDEO)

Mesditën e sotme, në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese të Bashkisë Shkodër për “muajin rozë”, është zhvilluar një marshim në rrugët kryesore të qytetit. Fillimisht, pjesëmarrësit janë tubuar në sheshin para Bashkisë, ku kryetarja zj. Voltana Ademi ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, duke përcjellë edhe mesazhet sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit. Në vazhdim, pjesëmarrëset, duke mbajtur në duar tollumbace ngjyrë rozë, kanë marshuar përgjatë pedonaleve të qytetit. Në fund të marshimit, në qendër të qytetit, tullumbacet janë lëshuar në ajër.

Më poshtë, fjala përshëndetëse e kryetares së Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi.

Të nderuar Përfaqësues të institucioneve vendore,
Të nderuar Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile,
Të dashur të rinj,

Mirë se ju bashkuat kauzës/nismës sonë të përbashkët, këtij marshimi, kësaj ecje së bashku “Për Jetën, Për Shëndetin”.

Jemi në Tetorin Rozë, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.

MARSHIM SENSIBILIZUES: ECIM SË BASHKU “PËR JETËN, PËR SHËNDETIN

Mesditën e sotme, në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese të Bashkisë Shkodër për “muajin rozë”, është zhvilluar një marshim në rrugët kryesore të qytetit. Fillimisht, pjesëmarrësit janë tubuar në sheshin para Bashkisë, ku kryetarja zj. Voltana Ademi ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, duke përcjellë edhe mesazhet sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit. Në vazhdim, pjesëmarrëset, duke mbajtur në duar tollumbace ngjyrë rozë, kanë marshuar përgjatë pedonaleve të qytetit. Në fund të marshimit, në qendër të qytetit, tullumbacet janë lëshuar në ajër. Më poshtë, fjala përshëndetëse e kryetares së Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi.Të nderuar Përfaqësues të institucioneve vendore, Të nderuar Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile,Të dashur të rinj,Mirë se ju bashkuat kauzës/nismës sonë të përbashkët, këtij marshimi, kësaj ecje së bashku “Për Jetën, Për Shëndetin”.Jemi në Tetorin Rozë, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit po bëhet një nga kërcënimet më të rëndësishme të jetës së grave duke pasë incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme, kryesisht për shkak të mungesës së vetëdijes për zbulimin e hershëm dhe pengesat për shërbimet shëndetësore.Sot sëbashku marshojmë për rëndësinë që ka lufta ndaj kancerit të gjirit dhe zbulimi i hershëm i tij. Marshojmë për vajzën, gruan, nënën, bashkëshorten, motrën, bijën, “Për Jetën, Për shëndetin”.Askush nuk është i paprekshëm nga kanceri i gjirit. Informimi, ndërgjegjësimi, zbulimi i hërshëm dhe trajtimi janë gurët themelor të parandalimit të kësaj sëmundje dhe pakësimit të pasojave negative të këtij lloj kanceri.Çdo vit në shkallë botërore ka rreth 1.4 milion raste të reja të kancerit të gjirit dhe rreth 460,000 vdekje nga ai. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura të mesme, shfaqja e sëmundjes është rritur progresivisht në vitet e fundit për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe adoptimit të stileve të jetesës të vendeve të zhvilluara.Gjatë viteve të fundit, më shumë teknologji janë në dispozicion dhe qasja ndaj sëmundjes është përmirësuar. Gjithnjë e më shumë gra janë duke kërkuar ekzaminim të kancerit të gjirit.Fiongoja rozë shndërrohet në një simbol të fuqishëm jo thjesht të fushatës kundër kancerit të gjirit, por si një simbol të shprehjes së solidaritetit dhe kujdesit ndaj grave në përgjithësi në shoqërinë tonë.#Jemi të gjithë bashkë në këtë betejë.#Beteja me kancerin e gjirit mund të fitohet, nëse kapet në kohë.#Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën. #Koha është tani!Faleminderit!

Posted by Bashkia Shkodër on Monday, October 21, 2019

Kanceri i gjirit po bëhet një nga kërcënimet më të rëndësishme të jetës së grave duke pasë incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme, kryesisht për shkak të mungesës së vetëdijes për zbulimin e hershëm dhe pengesat për shërbimet shëndetësore.

Sot sëbashku marshojmë për rëndësinë që ka lufta ndaj kancerit të gjirit dhe zbulimi i hershëm i tij. Marshojmë për vajzën, gruan, nënën, bashkëshorten, motrën, bijën, “Për Jetën, Për shëndetin”.

Askush nuk është i paprekshëm nga kanceri i gjirit. Informimi, ndërgjegjësimi, zbulimi i hërshëm dhe trajtimi janë gurët themelor të parandalimit të kësaj sëmundje dhe pakësimit të pasojave negative të këtij lloj kanceri.

Çdo vit në shkallë botërore ka rreth 1.4 milion raste të reja të kancerit të gjirit dhe rreth 460,000 vdekje nga ai. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura të mesme, shfaqja e sëmundjes është rritur progresivisht në vitet e fundit për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe adoptimit të stileve të jetesës të vendeve të zhvilluara.

Gjatë viteve të fundit, më shumë teknologji janë në dispozicion dhe qasja ndaj sëmundjes është përmirësuar. Gjithnjë e më shumë gra janë duke kërkuar ekzaminim të kancerit të gjirit.

Fiongoja rozë shndërrohet në një simbol të fuqishëm jo thjesht të fushatës kundër kancerit të gjirit, por si një simbol të shprehjes së solidaritetit dhe kujdesit ndaj grave në përgjithësi në shoqërinë tonë.

#Jemi të gjithë bashkë në këtë betejë.
#Beteja me kancerin e gjirit mund të fitohet, nëse kapet në kohë.
#Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën.
#Koha është tani!

Faleminderit!

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *