iShkodra

Shkodra Inteligjente

Evente

FESTIVALI I KËNGËS QYTETARE “LULEBORË” KURORËZON FITUESIT (FOTO)

Ka ulur siparin Festivali i Këngës Qytetare “Luleborë”, duke shënuar një tjetër arritje për artin shkodran e shqiptarë. 16 artistë kanë konkurruar për dy netë me rradhë në Teatrin “Migjeni”, duke shpallur edhe fituesit.

Çmimin e parë e mori kënga e kënduar nga Laorjan Ejlli me kompozim të Zef Çobës dhe tekstin e Xhahid Bushatit.

Çmimi i dytë shkoi për Rezarta Smajën ndërsa çmimi i tretë për motrat e mirënjohura shkodrane Rita dhe Juli Ndoci me këngën “Malli për rranjët”.

Çmimin special, një çmim i paprogramuar por i vendosur nga juria shkoi për “Shkodra Elektronike”.

Kryetari i jurisë Markelian Kapidani dhe regjisorja Rita Gjeka shprehen se në këtë vit të kartërt festivali “Luleborë” ka njohur një rritje të konsiderueshme.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *