iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet

EKSPOZITA “TOTALITARIZMI NË EUROPË” NË MJEDISET E VENDIT TË DËSHMISË KUJTESËS NË SHKODËR (VIDEO)

Delagacioni i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane ka prezantuar sot në Shkodër ekspozitën “Totalitarizmi në Europë”. Për ekspozimin e stendave që përqendroheshin kryesisht në regjimin komunist dhe atë nazi- fashist në Europë, përfshihej edhe diktatura komuniste e Shqipërisë në vitet 1944- 1990. Mjediset e Vendit të Deshmisë dhe Kujtesës, ku u hap ekspozita e, tërhoqën vëmendjen e Delegacionit, i përbërë nga rreth 50 përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës.

Ekspozita u parapri nga fjalët e rastit të mbajtura nga përfaqësues të Delegacionit dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.

Zj. Ademi, në fjalën e saj është përqendruar tek persekucioni i pashembullt i Shkodrës në diktaturën komuniste por edhe tek qëndresa duke sjellë në vëmendje kryengritjet e Malësisë së Madhe dhe Postribës në vitet 1945- 1946, rikthimin e besimit në Zot në datat 4, 11 dhe 16 nëntor 1990 dhe lëvizjet për demokraci e 2 prillin e vitit 1991. Qytetarja e parë e Shkodrës ka tërhequr vëmendjen, se në kuadër të 29 nëntorit 1944 këtë vit, po ekspozohen në sheshet e Tiranës edhe ata që janë persekutorë të shqiptarëve përgjatë diktaturës komuniste. Këtë zj. Ademi e ka konsideruar të padrejtë dhe që nuk duhet lejuar nga autoritetet.

Delagacioni i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane ka bërë një vizitë në disa rrugët të qytetit të Shkodrës, duke u njohur me elementë domethënës që demonstrojnë persekutimin e qytetit dhe shkodranëve gjatë diktaturës komuniste.

EKSPOZITA “TOTALITARIZMI NË EUROPË” NË MJEDISET E VENDIT TË DËSHMISË KUJTESËS NË SHKODËR

Delagacioni i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane ka prezantuar sot në Shkodër ekspozitën “Totalitarizmi në Europë”. Për ekspozimin e stendave që përqendroheshin kryesisht në regjimin komunist dhe atë nazi- fashist në Europë, përfshihej edhe diktatura komuniste e Shqipërisë në vitet 1944- 1990. Mjediset e Vendit të Deshmisë dhe Kujtesës, ku u hap ekspozita e, tërhoqën vëmendjen e Delegacionit, i përbërë nga rreth 50 përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës.Ekspozita u parapri nga fjalët e rastit të mbajtura nga përfaqësues të Delegacionit dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.Zj. Ademi, në fjalën e saj është përqendruar tek persekucioni i pashembullt i Shkodrës në diktaturën komuniste por edhe tek qëndresa duke sjellë në vëmendje kryengritjet e Malësisë së Madhe dhe Postribës në vitet 1945- 1946, rikthimin e besimit në Zot në datat 4, 11 dhe 16 nëntor 1990 dhe lëvizjet për demokraci e 2 prillin e vitit 1991. Qytetarja e parë e Shkodrës ka tërhequr vëmendjen, se në kuadër të 29 nëntorit 1944 këtë vit, po ekspozohen në sheshet e Tiranës edhe ata që janë persekutorë të shqiptarëve përgjatë diktaturës komuniste. Këtë zj. Ademi e ka konsideruar të padrejtë dhe që nuk duhet lejuar nga autoritetet. Delagacioni i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane ka bërë një vizitë në disa rrugët të qytetit të Shkodrës, duke u njohur me elementë domethënës që demonstrojnë persekutimin e qytetit dhe shkodranëve gjatë diktaturës komuniste.

Posted by Bashkia Shkodër on Monday, November 4, 2019

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *