iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet

RIKONSTRUKSIONI I RRUGËVE TË BRENDSHME NË GURIN E ZI (FOTO)

Rruga e Xhamisë dhe rruga “Loro Nodaj” në Njësinë Administrative Guri i Zi kanë përfunduar krejtësisht. Është investim i rradhës me të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, me një fond 11,5 milion lekë të reja në kuadër të sistemimit dhe asfaltimit të rrugëve të brendshme.

Këto dy rrugë janë në shërbim të banorëve, duke krijuar standarte të reja për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe mallrave në këtë zonë dhe në drejtim të qendrës së Njësisë Administrative dhe qytetit të Shkodrës.

Me këtë ndërhyrje, janë sistemuar edhe ujrat që vijnë nga përrenjtë përreth në rast rreshjesh të shiut.

#NjesiaAdministrativeGuriiZi #BashkiaShkoder #PermiresojmeJetenTone

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *