iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet

DELEGACIONI I KOMUNËS FERIZAJ PRITET NGA KRYEBASHKIAKJA E SHKODRËS VOLTANA ADEMI (VIDEO)

Një delegacion i Këshillit Komunal të Komunës Ferizaj në Kosovë, është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi. Delegacioni kosovar kryesohet nga kryetarja e Këshillit Komunal Ferizaj zj. Kristina Gashi Bytyçi dhe në përbërje kishte 30 këshilltarë nga të gjitha forcat politike.

Pas fjalëve të mirëseardhjes, kryebashkiakja Ademi i ka njohur të pranishmit mbi funksionimin e Bashkisë së Shkodrës, shërbimet që u ofrohen qytetarëve, buxhetin dhe shpërndarjen e tij. Bashkia e Shkodrës dhe Komuna Ferizaj kanë një marrëveshje bashkëpunimi prej mëse një dekade, e cila duhet ti rivitalizohet për tu shtrirë edhe në fusha të tjera përveç asaj të kulturës, ka thënë zj. Ademi.

Kryetarja e Këshillit Komunal të Ferizajve zj. Gashi Bytyçi ka falënderuar kryebashkiaken e Shkodrës për mikpritjen e ngrohtë ndërsa ka thënë se takimi në Bashkinë e Shkodrës është në kuadër të përgatitjes së planit për vitin e ardhshëm. Në një linjë me zj. Ademi, zj. Gashi Bytyçi për thellimin e zgjerimin e bashkëpunimit në mes Komunës Ferizaj dhe Bashkisë Shkodër.

DELEGACIONI I KOMUNËS FERIZAJ PRITET NGA KRYEBASHKIAKJA ADEMI

Një delegacion i Këshillit Komunal të Komunës Ferizaj në Kosovë, është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi. Delegacioni kosovar kryesohet nga kryetarja e Këshillit Komunal Ferizaj zj. Kristina Gashi Bytyçi dhe në përbërje kishte 30 këshilltarë nga të gjitha forcat politike.Pas fjalëve të mirëseardhjes, kryebashkiakja Ademi i ka njohur të pranishmit mbi funksionimin e Bashkisë së Shkodrës, shërbimet që u ofrohen qytetarëve, buxhetin dhe shpërndarjen e tij. Bashkia e Shkodrës dhe Komuna Ferizaj kanë një marrëveshje bashkëpunimi prej mëse një dekade, e cila duhet ti rivitalizohet për tu shtrirë edhe në fusha të tjera përveç asaj të kulturës, ka thënë zj. Ademi.Kryetarja e Këshillit Komunal të Ferizajve zj. Gashi Bytyçi ka falënderuar kryebashkiaken e Shkodrës për mikpritjen e ngrohtë ndërsa ka thënë se takimi në Bashkinë e Shkodrës është në kuadër të përgatitjes së planit për vitin e ardhshëm. Në një linjë me zj. Ademi, zj. Gashi Bytyçi për thellimin e zgjerimin e bashkëpunimit në mes Komunës Ferizaj dhe Bashkisë Shkodër.

Posted by Bashkia Shkodër on Friday, 15 November 2019

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *