iShkodra

Shkodra Inteligjente

Evente

“REFLEKTO, RESPEKTO”, PËRMBYLLEN 16 DITËT E AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE (VIDEO)

Bashkia e Shkodrës ka përmbyllur 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore me një aktivitet të titulluar “Reflekto, Respekto”. Ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj e të reja që ishin pjesë e angazhimit të përbashkët në këtë mision sensibilizues.
“Brezi i Barazisë ngrihet kundër përdhunimit” #GenerationEqualityStandsAgainstRape, është fokusi i këtij viti. Është koha të fuqizojmë të mbijetuarat e dhunës. Është koha të flasim. Është koha ta thyejmë heshtjen. Është koha të Reflektojmë, Respektojmë.”, ishte mesazhi i përcjellë nga ky aktivitet përmbyllës.
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me të rinjtë e qendrës Rinore “Atelie dhe studentët e Departamentit të Arteve, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *