iShkodra

Shkodra Inteligjente

Shkodra jonë

PËRFUNDON RIKUALIFIKIM URBAN BLLOQE BANIMI RRUGA “HENRIK LACA” NË QYTETIN E SHKODRËS (VIDEO)

Në lagjen numër 5 të qytetit të Shkodrës, janë drej përfundimit të plotë punimet për rikualifikimin urban të blloqeve të banimit në rrugën “Henrik Laca”. Një zonë e lagjes “Serreq” siç njihet në Shkodër, e ka patur domosdoshmëri ndërhyrjen rikualifikuese, prej të cilës përfitojnë më shumë se 100 familje.

Projekti i Bashkisë Shkodër realizoi 970 metër katror asfalt, 600 metër katror trotuare, kanalizime të ujrave të bardha- KUB 240 metër linear, kanalizime të ujrave të zeza- KUZ 270 metër linear, rrjet ujësjellësi 320 metër linear, ndriçues LED 12 copë, punim- sistemin sheshi, vendosje stolash pushimi, mbjellje bari dhe pemësh dekorative për të përfunduar me sinjalistikën vertikale dhe horizontale.

Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër me vlerë 10,6 milion lekë të reja do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në standartin e jetës së banorëve në këtë zonë me densitet të lartë popullsie.

RIKUALIFIKIM URBAN BLLOQE BANIMI RRUGA “HENRIK LACA”

Në lagjen numër 5 të qytetit të Shkodrës, janë drej përfundimit të plotë punimet për rikualifikimin urban të blloqeve të banimit në rrugën “Henrik Laca”. Një zonë e lagjes “Serreq” siç njihet në Shkodër, e ka patur domosdoshmëri ndërhyrjen rikualifikuese, prej të cilës përfitojnë më shumë se 100 familje.Projekti i Bashkisë Shkodër realizoi 970 metër katror asfalt, 600 metër katror trotuare, kanalizime të ujrave të bardha- KUB 240 metër linear, kanalizime të ujrave të zeza- KUZ 270 metër linear, rrjet ujësjellësi 320 metër linear, ndriçues LED 12 copë, punim- sistemin sheshi, vendosje stolash pushimi, mbjellje bari dhe pemësh dekorative për të përfunduar me sinjalistikën vertikale dhe horizontale.Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër me vlerë 10,6 milion lekë të reja do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në standartin e jetës së banorëve në këtë zonë me densitet të lartë popullsie.

Posted by Bashkia Shkodër on Tuesday, December 17, 2019

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *