iShkodra

Shkodra Inteligjente

Evente

“KONCERT NË SHKODRËN E ZEMRËS SIME”, BASHKIA SHKODËR DHE VLASHENT SATA KONTRIBUT PËR FAMILJET E DËMTUARA NGA TERMETI

Nisma e veçantë e përbashkët e Vlashent Sata, Bashkisë Shkodër dhe Teatrit “Migjeni”, në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ishte aktiviteti i organizuar mbrëmë në Shkodër.

“Koncert në Shkodrën e zemrës sime” ka qenë një sukses jo vetëm artistik por edhe humanitar. Salla e Teatrit “Migjeni” është mbushur nga artëdashësit, por që këtë herë, patën mundësinë të japin edhe një kontribut për bashkëkombësit tonë.

Në skenën e tempullit të artit shkodran e shqiptar, përformuan Vlashent Sata, Gent Rushi, Ermal Rodi, Emiljan Dhimo dhe Roni Gjura, ndërsa aktiviteti u mbështet edhe nga ProRent Audio.

Gjatë gjithë koncertit, të pranishmit kanë shoqëruar interpretimet e artistëve me duartrokitje.

KONCERT NË SHKODRËN E ZEMRËS SIME

Nisma e veçantë e përbashkët e Vlashent Sata, Bashkisë Shkodër dhe Teatrit “Migjeni”, në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ishte aktiviteti i organizuar mbrëmë në Shkodër. “Koncert në Shkodrën e zemrës sime” ka qenë një sukses jo vetëm artistik por edhe humanitar. Salla e Teatrit “Migjeni” është mbushur nga artëdashësit, por që këtë herë, patën mundësinë të japin edhe një kontribut për bashkëkombësit tonë.Në skenën e tempullit të artit shkodran e shqiptar, përformuan Vlashent Sata, Gent Rushi, Ermal Rodi, Emiljan Dhimo dhe Roni Gjura, ndërsa aktiviteti u mbështet edhe nga ProRent Audio.Gjatë gjithë koncertit, të pranishmit kanë shoqëruar interpretimet e artistëve me duartrokitje.

Posted by Bashkia Shkodër on Monday, December 23, 2019

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *