iShkodra

Shkodra Inteligjente

Sociale

“PËR NJË SHOQËRI PA DISKRIMINIM”, AKTIVITET NË KUADËR TË JAVËS KUNDËR DISKRIMINIMIT (VIDEO)

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka marrë pjesë në aktivitetin “Për një shoqëri pa diskriminim”, të organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) në kuadër të “Java kundër diskriminimit” dhe 10 vjetorit të krijimit të këtij institucioni.

Në fjalën e saj, zj. Ademi është fokusuar në punën dhe rezultatet konkrete të arritura nga Bashkia e Shkodrës gjatë 4 viteve të fundit në këtë drejtim, jo vetëm kundër diskriminimit si fenomen por edhe për promovimin e barazisë gjinore.

Zj. Ademi ka evidentuar edhe krjimin për herë të parë të shërbimeve me bazë komunitare, ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve të reja, qendrat e reja shendetësore dhe veçanërisht, rrjetin e 12 Qendrave Komunitare “Për Familjen” në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Në nivelin e administrimit të qeverisjes vendore, kryebashkiakja Ademi ka evidentuar se Shkodra ka tashmë një traditë pozitive për përfaqësimin e grave.

Bashkia e Shkodrës drejtohet nga një grua, Këshilli Bashkiak nga 51 antarë ka 25 gra në përbërje, stafi i Bashkisë Shkodër 55.1% janë profesionste dhe 44.9% janë profesionistë.
Më poshtë, mund të ndiqni fjalën e plotë të kryetares së Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.

PËR NJË SHOQËRI PA DISKRIMINIM

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka marrë pjesë në aktivitetin “Për një shoqëri pa diskriminim”, të organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) në kuadër të “Java kundër diskriminimit” dhe 10 vjetorit të krijimit të këtij institucioni.Në fjalën e saj, zj. Ademi është fokusuar në punën dhe rezultatet konkrete të arritura nga Bashkia e Shkodrës gjatë 4 viteve të fundit në këtë drejtim, jo vetëm kundër diskriminimit si fenomen por edhe për promovimin e barazisë gjinore. Zj. Ademi ka evidentuar edhe krjimin për herë të parë të shërbimeve me bazë komunitare, ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve të reja, qendrat e reja shendetësore dhe veçanërisht, rrjetin e 12 Qendrave Komunitare “Për Familjen” në territorin e Bashkisë së Shkodrës.Në nivelin e administrimit të qeverisjes vendore, kryebashkiakja Ademi ka evidentuar se Shkodra ka tashmë një traditë pozitive për përfaqësimin e grave.Bashkia e Shkodrës drejtohet nga një grua, Këshilli Bashkiak nga 51 antarë ka 25 gra në përbërje, stafi i Bashkisë Shkodër 55.1% janë profesionste dhe 44.9% janë profesionistë.Më poshtë, mund të ndiqni fjalën e plotë të kryetares së Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.

Posted by Bashkia Shkodër on Friday, February 7, 2020

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *