iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet

REHABILITIMI I KANALEVE KULLUESE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DAJÇ NË BASHKINË SHKODËR (VIDEO)

Rehabilitimi dhe vënia në efiçencë të plotë e kanaleve kulluese, është një nga prioritetet e Bashkisë së Shkodrës. Aktualisht, po punohet në Njësinë Administrative Dajç, fshati Samrisht i Vjetër. Praktikisht në këtë fshat, një pjesë e madhe e kanaleve kulluese, duhen hapur nga e para pasi nuk kanë ekzistuar.

Në katër vitet e fundit, në Njësinë Administrative Dajç të Bashkisë Shkodër, janë rehabilituar dhe vënë në efiçencë të plotë 122 km linear kanale kulluese nga 144 km linear që është gjatësia e tyre në total. Nga puna e bërë, përfitojnë direkt rreth 1850 familje dhe mbi 2000 hektarë.

Sipas planit të veprimit pët vitin 2020, puna për rikthimin në funksion të plotë të kanaleve kulluese, do të vazhdojë në të gjithë territorin me synimin e krijimit të lehtësive për banorët që të shfrytëzojnë tokat për prodhimin e të mirave materiale për familjet e tyre por edhe për treg.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *