iShkodra

Shkodra Inteligjente

Shkodra jonë

RRUGA “BRIOTI” I BASHKOHET PJESËS URBANE TË QYTETIT TË SHKODRËS (VIDEO)

Një zonë e konsideruar informale, i është bashkuar pjesës urbane të qytetit të Shkodrës. Përfundimi i rikonstruksionit të rrugës “Brioti” në lagjen nr. 3 të qytetit, ka ndryshuar ndjeshëm jetën e mbi 60 familjeve.

Sot, kur kjo rrugë ka përfunduar, banorët falënderojnë për investimin Bashkinë e Shkodrës, duke e vlerësuar rikonstruksionin e rrugës “Brioti” një tjetër premtim të mbajtur.

Investimi me vlerë 17.8 milion lekë të reja, është realizuar nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës dhe zgjidh përfundimisht problemet shumëvjeçare të banorëve që kanë ndërtimet e tyre në këtë zonë. Duke inspektuar rrugën e përfunduar, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka nënvizuar se Kadastra duhet të nisë sa më parë formalizimin e pronave dhe banesave në këtë zonë, tanimë të urbanizuar.

Me përfundimin e rikonstruksionit, të gjitha drejtoritë rajonale duhet të nisin ofrimin e shërbimeve për banorët, duke filluar me OSHEE- në, e cila ishte që sot në terren për lidhjet e nevojshme të rrjetit elektrik. Rikonstruksioni i kësaj rruge ka realizuar asfaltimin e saj në një gjatësi 530 metër linear, infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore, KUZ, KUB, rrjetin e ujësjellësit, ndriçimin dhe sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *