iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet

TAKIM KONSULTATIV NË KUADËR TË PROGRAMIT “RELOAD” (FOTO)

Shoqëria Civile është një partner i rëndësishëm dhe me impakt të vlerësueshëm në territor. Bashkia e Shkodrës ka bashkëpunuar dhe e ka mbështetur në vijimësi Shoqërinë Civile në të mirë të komunitetit dhe përparësive të qeverisjes vendore.

Në këtë linjë ishte edhe takimi i zhvilluar në kuadër të shpalljes së Thirrjes së III- të për projekt propozime të Programit Reload. Bashkia Shkodër dhe UNDP organizuan takimin e rradhës për diskutimin e fushave prioritare, mbi bazën e të cilave do të organizohen thirrjet publike për organizatat e shoqërisë civile.

Takimi është hapur nga zj Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër, e cila ka prezantuar edhe kriteret kryesore të aplikimit për Programin Reload.Z. Nuno Queiros përfaqësues i UNDP, ka përshëndetur takimin ndërsa kanë qenë të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Bashkinë Shkodër.

Diskutimet vazhduan sipas rëndit të ditës, konkretisht në diskutimin e fushave të përparësisë:
1. Mbështetja për zhvillimin ekonomik
2. Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit
3. Trashëgimia kulturore, eventet artistike dhe kulturore

Në takim u nënvizua rëndësia që projekt- propozimet duhet të jenë në përputhje me prioritetet dhe nënprioritetet e përcaktuara në mënyrë që Bashkia Shkodër të realizojnë objektivat e tyre zhvillimore, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *