TEKNOFEST NË SHKODËR MUNDËSI PËR SHKËMBIM EKSPERIENCASH NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË (VIDEO)
Një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e njohurive në fushën e teknologjisë në mes fëmijëve të Shkodrës me bashkëmoshatarët e tyre nga rreth 120 vende të tjera. Kështu e ka konsideruar kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi festivalin e teknologjisë TEKNOFEST, i cili promovohet sot në qytetin e Shkodrës.
Me këtë rast, kryebashkiakja Ademi ka pritur në një takim përfaqësues të #YunusEmreEnstitüsüİşkodra, me të cilët ka bashkëbiseduar jo vetëm për #TEKNOFEST por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin Yunus Emre në Shkodër.

