iShkodra

Shkodra Inteligjente

Sociale

MBËSHTETJA DHE RIINTEGRIMI I FAMILJEVE DHE PERSONAVE TË KTHYER NGA EMIGRIMI NË BASHKINË SHKODËR (VIDEO)

Mbështetja dhe riintegrimi i familjeve dhe personave të kthyer nga emigrimi, janë në fokus të vëmendjes së Bashkisë së Shkodrës. Në funksion të këtij synimi, është edhe workshopi me temë “Shëndeti Mendor e psikologjik dhe rikthimi në vendin e origjinës” që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Grupi i ekspertëve të profesorëve nga Universiteti Psikanalitik i Berlinit dhe stafi i GIZ, fillimisht u pritën nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zj. Voltana Ademi e cila shpjegoi shërbimet që janë krijuar në terren gjatë 5 viteve të fundit dhe gjithashtu sfidën e punës me komunitetet vulnerabël dhe të kthyerit nga migracioni, e mbi të gjitha rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes porfesionale për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore në terren.

Gligor Stojkov, përfaqësues i DIMAK Albania, GIZ, ka thënë se qëllimi i këtij workshop-i i zhvilluar në mjediset e Qendres Rinore Atelie, është shkëmbimi i eksperiencës ndërmjet aktorëve që punojnë ngushtësisht me rastet e rikthimit dhe riintegrimit në vendin e origjinës, përmirësimi i shërbimeve ekzistuese dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, për një proces sa më të shëndetshëm riintegrimi në vendin e origjinës.

Ky është takimi i parë i këtij lloji me ekspertë të fushës sociale (psikologë dhe punonjës socialë) të cilët punojnë me personat e kthyer nga migracioni. Workshopi është organizur nga Projekti i Migracionit për Zhvillim”, GIZ Albania në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Psikanalitik të Berlinit, Bashkinë e Shkodrës dhe Terre des Hommes, në kuadër të ndërhyrjeve të integruara në riintegrimin e personave të kthyer nga migracioni.

Mbështetja dhe riintegrimi i familjeve dhe personave të kthyer nga emigrimi

Mbështetja dhe riintegrimi i familjeve dhe personave të kthyer nga emigrimi, janë në fokus të vëmendjes së Bashkisë së Shkodrës. Në funksion të këtij synimi, është edhe workshopi me temë “Shëndeti Mendor e psikologjik dhe rikthimi në vendin e origjinës” që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës.Grupi i ekspertëve të profesorëve nga Universiteti Psikanalitik i Berlinit dhe stafi i GIZ, fillimisht u pritën nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zj. Voltana Ademi e cila shpjegoi shërbimet që janë krijuar në terren gjatë 5 viteve të fundit dhe gjithashtu sfidën e punës me komunitetet vulnerabël dhe të kthyerit nga migracioni, e mbi të gjitha rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes porfesionale për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore në terren. Gligor Stojkov, përfaqësues i DIMAK Albania, GIZ, ka thënë se qëllimi i këtij workshop-i i zhvilluar në mjediset e Qendres Rinore Atelie, është shkëmbimi i eksperiencës ndërmjet aktorëve që punojnë ngushtësisht me rastet e rikthimit dhe riintegrimit në vendin e origjinës, përmirësimi i shërbimeve ekzistuese dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, për një proces sa më të shëndetshëm riintegrimi në vendin e origjinës. Ky është takimi i parë i këtij lloji me ekspertë të fushës sociale (psikologë dhe punonjës socialë) të cilët punojnë me personat e kthyer nga migracioni. Workshopi është organizur nga Projekti i Migracionit për Zhvillim”, GIZ Albania në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Psikanalitik të Berlinit, Bashkinë e Shkodrës dhe Terre des Hommes, në kuadër të ndërhyrjeve të integruara në riintegrimin e personave të kthyer nga migracioni.

Posted by Bashkia Shkodër on Tuesday, February 25, 2020

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *