iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet

NIS DEZINFEKTIMI I AMBJENTEVE PUBLIKE TË HAPURA NË SHKODËR (VIDEO)

Paralelisht me dezinfektimin e institucioneve publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave në territorin e Bashkisë Shkodër, ka nisur puna edhe për dezinfektimin e rrugëve e shesheve me densitet të lartë lëvizje të qytetarëve.

Në orët e para të mëngjesit janë dezinfektuar pedonalet e qytetit, ajo “Kol Idromeno”, “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka”. Në vijimësi, do të dezinfektohen edhe rrethrrotullimet kryesore, sheshet dhe rrugët pranë institucioneve të rëndësishme në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Nga data 9 mars 2020, kur në Shqipëri u konstatuan rastet e para me COVID-19, Bashkia e Shkodrës ka hartuar një plan të detajuar veprimi dhe masash të nevojshme për pengimin përhapjes së virusit tek qytetarët.

Bashkia e Shkodrës fton qytetarët e bisneset të zbatojnë me rigorozitet masat e higjenës personale, të dezinfektojnë ambjentet ku jetojnë e punojnë dhe të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet dhe qarkullimin e panevojshëm.

NIS DEZINFEKTIMI I AMBJENTEVE PUBLIKE TË HAPURA NË SHKODËR

Paralelisht me dezinfektimin e institucioneve publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave në territorin e Bashkisë Shkodër, ka nisur puna edhe për dezinfektimin e rrugëve e shesheve me densitet të lartë lëvizje të qytetarëve.Në orët e para të mëngjesit janë dezinfektuar pedonalet e qytetit, ajo “Kol Idromeno”, “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka”. Në vijimësi, do të dezinfektohen edhe rrethrrotullimet kryesore, sheshet dhe rrugët pranë institucioneve të rëndësishme në territorin e Bashkisë së Shkodrës.Nga data 9 mars 2020, kur në Shqipëri u konstatuan rastet e para me COVID-19, Bashkia e Shkodrës ka hartuar një plan të detajuar veprimi dhe masash të nevojshme për pengimin përhapjes së virusit tek qytetarët. Bashkia e Shkodrës fton qytetarët e bisneset të zbatojnë me rigorozitet masat e higjenës personale, të dezinfektojnë ambjentet ku jetojnë e punojnë dhe të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet dhe qarkullimin e panevojshëm.

Posted by Bashkia Shkodër on Wednesday, March 11, 2020

 

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *