iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet

BASHKIA SHKODËR KËRKON MASA SHTESË PËR MBROJTJEN DHE PARANDALIMIN E PANDEMISË SË COVID-19…

Bashkia e Shkodrës kërkon të jetë pjesë e e vendimmarrjes së gjurmimit, identifikimit të personave në risk për shkak të kontaktit me individ të konfirmuar pozitiv me virusin korona. Me një shkresë drejtuar Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, kryebashkiakja Voltana Ademi ka paraqitur katër kërkesa konkrete, duke filluar me rritjen e numrit të testimeve. Në shkresën e bërë publike në faqen zyrtare në Facebook, theksohet:

“Prej datës 9 mars 2020, Bashkia e Shkodrës punon në territor me grupet e punës për dezinfektimin, higjienizimin, pastrimin, shërbimin për individët dhe familjet në nevojë, për sigurinë dhe orientimin e qytetarëve për të zbatuar rregullat e domosdoshme për distancimin fizik.

Duke verifikuar që po shtohen rastet e konfirmuara pozitiv në institucionet publike (spital rajonal, prokurori, polici) dhe në bizneset aktive, është e domosdoshme marrja e masave shtesë për mbrojtjen e qytetarëve të Shkodrës, dhe administratës publike që shërben.

Me qëllim sigurimin e mbrojtjen e qytetarëve dhe vazhdimësisë së shërbimeve bazë ne territor kërkojmë:

1. Rritjen e numrit të testimeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

2. Pjesëmarrjen e Bashkisë Shkodër në procesin e vendimmarrjes së gjurmimit, identifikimit të personave në risk për shkak të kontaktit me individ të konfirmuar pozitiv me COVID19.

3. Kryerjen e testimit për personelin që shërben në rrugë dhe në kontakt me qytetarët: Personeli i spitalit rajonal, shërbimit shëndetësor parësor, policisë së shtetit, policisë bashkiake, punonjësve të UKSH Shkodër, punonjësve të shërbimit social, vullnetarëve, punonjësve të shërbimit të pastrimit dhe gjelbërimit, shpërndarësve të postës shqiptare, etj.

4. Informimin zyrtar për familjet dhe individët e konfirmuar pozitiv në territorin e Bashkisë Shkodër.

Vlerësojmë shumë të rëndësishme që të sigurojmë vazhdimësinë e punës në shërbim të qytetarëve, sigurimin e stafit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i transmetimit të COVID19.”. /ShkodraWeb Media/

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *