iShkodra

Shkodra Inteligjente

Aktualitet

Ambasadorja e Francës në Tiranë viziton Bashkinë e Shkodrës

Ambasadorja e Francës në Shqipëri ka vizituar sot Bashkinë e Shkodrës. Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në FB, informon: “Kënaqësi të pres në Bashkinë e Shkodrës miken time dhe të Shqipërisë, Zonjën Christina Vasak, ambasadore e Francës në Tiranë.

E falënderova për interesim e treguar në vijimësi për Shkodrën,por edhe në këto ditë të vështira. Zonjën Vasak e informova për situatën e pandemisë së COVID-19 në Shkodër, punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes, për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në territorin e Shkodrës.

Ambasadorja Vasak solli 800 maska, dhuratë nga Shoqëria “Marlotex” shpk Berat, në ndihmë të Bashkisë Shkodër, për strukturat mbështetëse apo që janë në shërbim të popullatës si dhe për përdorim nga popullsia e ekspozuar e më në rrisk.
Falemnderit për solidaritetin dhe mbështetjen.”, përfundon postimin e saj në Facebook qytetarja e parë e Shkodrës Voltana Ademi.

Facebookmail

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *